Zbulohet gjithçka, ja plani që po përgatit Serbia për Kosovën

Rreth dialogut aktual, Dario Hajric ka thënë se nuk e di se a ka ndodhur ngecja në Bruksel, ndërmjet pushtetit në Beograd e Prishtinë apo në linjën me ShBA-të

Sociologu Dario Hajric, duke vlerësuar fjalimin e Aleksandar Vucicit në Këshillit qendror të partisë së tij rreth Kosovës, ka thënë për televizionin N1 se kjo është përgatitje për iniciativën e re, të cilën do ta ndërmarrë.

Ai shton se sigurisht se do të ndodhë kthesa në politikën serbe ndaj Kosovës, por mendon se kjo nuk do të ndodh prapa perdeve, transmeton gazetametro.net.

“Është ky proces i cili po zhvillohet ka do kohë, e kjo është ecja e ngadaltë drejt njohjes së Kosovës, në një apo në një formë tjetër. E vetmja kthese po ndodh para kamerave, si shfaqja për publikun”, mendon Hajric.Ai ka shtuar më tej se rreth dialogut aktual nuk e di se a ka ndodhur ngecja në Bruksel, ndërmjet pushtetit në Beograd e Prishtinë apo në linjën me ShBA-të

SHPËRNDAJE