Zbulohet klinika që merrej me transplantim të organeve në Prishtinë: Arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës ka arritur që në Prishtinë ta identifikojë një klinikë private po bënte Transplantimin e kundërligjshëm dhe Trafikimin e organeve dhe Qelizave njerëzore.

Policia ka arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që punon në klinikë, pasi që të njëjtit merreshin me transplantime të organeve dhe qelizave njerëzore.

Po ashtu si bazë materiale policia ka konfiskuar shtatë dosje mjekësore, 500 euro para të gatshme, 4 telefona dhe 20 libra për shënime, transmeton Gazeta Metro.

Me vendim të Prokurorit policia ka dërguar në mbajtje personat e arrestuar.

“Në bazë të urdhëresë së Gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën e cekur janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptarë. Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e policisë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE