Zbulohet ky fakt interesant për truprojën e Thaçit gjatë qendrimit në Ujman (Pamje)

Njësiti special i Policisë së Kosovës, kishte qenë prezent në vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Ujman. Por përveç tyre Thaçi të armatosur kishte pasur edhe truprojën e tij, raporton Insajderi.

Njëri prej truprojave të tij, që kishte bërë gjiro së bashku me presidentin e vendit ishte shfaqur i armatosur ku në krahë barte një “heckler and koch mp7”.

Lundrimit të Thaçit i ishin bashkuar edhe dy personat më përgjegjës për sigurinë e Kosovës. Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni e drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Në varkën me Thaçin kishin lundruar edhe dy ministra nga Qeveria Haradinaj; Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza.

Ndonëse Thaçi nuk kishte bërë publike këtë agjendë, disa pamje nga ky lundrim i tij u publikuan. Në njërën prej tyre shihet kur Thaçi zbret nga varka e pas tij zbret truproja i tij që bartte në krah një të tipit “heckler and koch mp7”.

Insajderi më herët ka raportuar se Policia e Kosovës ia ka bartur presidentit varkën nga Vërmica në liqenin e Ujmanit.

Barka ka qenë pronë e Policisë së Kosovës. Atë e ka ngarë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj derisa presidenti ka shfaqur përformancë të “kontrollit” të Veriut të vendit.

“Sot pas kësaj vizite të bëjë një gjiro lundrimi në këtë vend të bukur, të pakrahasueshëm, prandaj ishin emocione të veçanta t’i kalojë disa orë në Liqenin”, kishte thënë Thaçi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se afër liqenit të Ujmanit kanë qenë diku deri në 130 pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Thotë se kanë qenë të armatosur me pushkë dhe kanë sulmuar katër njerëz.

“Sot me 110-130 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjithë të armatosur me pushkë, kanë marrë kontrollin në rrugët që dërgojnë në Gazivodë, dhe objektet në afërsi të liqenit të Gazivodës, brutalisht sulmuan katër njerëz. Ata nuk kanë asgjë për të kërkuar në veri të Kosovës me pushkë”, tha Vuciq.

Ndërkohë që Thaçi në një deklaratë për media ka nga Ujmani është shprehur i emocionuar pas lundrimit teksa ka shtuar se është ftuar edhe për kafe.

SHPËRNDAJE