Zbulohet lista me 8 kandidatët më të votuar të LDK-së në Mitrovicë

Jepi zë ka arritur ta sigurojë listën e kandidatëve më të votuar nga radhët e LDK-së në Mitrovicë.

Listës i prinë kandidatja për kryeminister Vjosa Osmani me 5933 vota, pas zonjës Osmani renditet kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë Safet Kamberi me 3453vota.

Lista e më të votuarëve të LDK-së në Mitrovicë vazhdohet me kandidaten Flutura Kamberi e cila ka arritur të marrë 2932 vota.

Në vendin e katërt renditet Faton Peci me 2775 vota ndërsa kandidati Fahri Uka ka arritur të fitojë 2500 vota.

Doktori nga Mitrovica Kujtim Prekazi ka marrë 1692vota.

Përvç gjashtë kandidatëve nga Mitrovica, në mesin e tetë më të votuarit kanë hyrë edhe Lumnir Abdixhiku me 916 vota dhe Kujtim Shala 883

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE