Zbulohet loja e ‘pisët’ e Perez: Ronaldon po e shet te kjo skudër, jo te Juve

Lajmet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos sa shkojnë e bëhen më interesante.

Ylli portugez thuhet se ka arritur marrëveshje me Juventusin, por tani disa lajme e përgënjeshtrojnë atë gjë.

Florentino Perez është duke e përdorur Juventusin dhe spekulimet për të ardhmen e Ronaldos, pasi ata duan ta shesin te Manchester United, përcjell ORAinfo.

Sipas ‘Don Balon’, presidenti i Real Madridit dëshiron që ‘Djajtë e Kuq’ ta rrisin ofertën prej 90 milionë eurove, duke i bërë presione dhe ‘Zonjës së Vjetër’ që ta rris edhe ofertën e tyre.

SHPËRNDAJE