Zbulohet më në fund: Ja cilat ministri po i kërkon LDK

Në takimin e fundit midis kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është theksuar ndarja e ministrive, ku thuhej se Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga gjithsej 12 ministri. Që do të thotë se disa ministri do të hynë në kuadër të një ministrie e cila është e përafërt me to.

Nesër pritet të takohen kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa për të ndarë ministritë e Qeverisë së re.

Televizioni mëson se këta të fundit janë të interesuar të marrin vetëm dikasteret që kanë të bëjnë me ekonominë.

Ndërkaq, gjatë ditës së hënë pritet të ndodhë finalizimi i marrëveshjes së koalicionit VV-LDK.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: