Zbulohet motivi i vrasjes së 29 vjeçarit në Ferizaj

Mbrëmë rreth orës 18:20 në “Rrugën e Reçakut” në Ferizaj, është vrarë me armë zjarri një 29 vjeçar me inicialet B.H.

Lidhur me rastin deri tash janë arrestuar katër persona, por që i dyshuari kryesor ende është duke u kërkuar, njofton policia

“Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit ndaj tre të dyshuarave është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, një është liruar,kurse i dyshuari kryesor,i njohur për policinë, është në kërkim”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sipas dëshmitarëve dhe deklaratave tjera, motivi i kësaj vepre ishte një mosmarrëveshje lidhur me një borxh të mëhershëm.

SHPËRNDAJE