Zbulohet një detaj shokues për kosovarin që erdhi nga Franca dhe vrau vëllaun e tij dje në Kosovë

Kishte disa ditë që ka ardhur në Kosovë për pushime. Por kosovari nga Franca 58 vjeç, që kishte pasaportë zvicerane, të shtunën vrau vëllain e tij, 4 vjet më të vogël me moshë, Mali Gashin. Arsyeja e vrasjes sipas familjarëve dyshohet që ka të bëjë për një tokë. I dyshuari për vrasjen e vëllait, sipas bashkëfshatarëve kohë më parë kishte vuajtur 13 vite burg për vrasjen e një fqinji. Prokuroria bashkë me policinë për këtë punë po i vazhdojnë hetimet. I dyshuari gjendet në arrati.

Kanë hapur të pamën për familjarin e tyre, Mali Gashin 54 vjeç, i cili dje u vra me armë zjarri në mes të ditës nga vëllai i tij i cili kishte ardhur nga Franca për pushime në Kosovë.  Arsyet e këtij krimi të rëndë sipas familjarëve të viktimës dyshohet të jenë disa mosmarrëveshje për një tokë.

Gazeta Express, të dielën ka qëndruar në familjen e viktimës, mirëpo ata nuk kanë dashur që të deklarohen për mediat për shkak të gjendjes së tyre të rëndë emocionale. Thonë se problemet për tokën kishin qenë të kamotshme.

E pamja pas vrasjes së Mali Gashit

“Nuk mund të flasim. Nuk e dimë se si ndodhi. Për tokë janë vra”, thonë disa nga kushërinjtë e viktimës duke mos dashur që të japin detaje.

……………………………………………………………………………………………………………..
Pak orë para finales Presidentja kroate godet me këtë video emocionuese nga aeroplani

……………………………………………………………………………………………………………..
E pas vrasjes së vëllait, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Francës. Familja thonë se nuk e din se ku është ai.

Ndërkohë , fqinjët e viktimës thonë se i dyshuari që e vrau vëllain kohë më parë e kishte vrarë edhe një fqinjë të tijin. Madje për këtë punë kishte vuajtur edhe 13 vite burgim
“S’e dimë se si ndodhi. Vetëm kur i kemi parë personat që u mblodhën rreth shtëpisë së tyre Për një tokë rreth autostradës patën pas probleme. Ky që e vrau vëllain e ka vrarë edhe një kojshi tonin këtu. 13 vite i ka mbajte burg”, thonë fqinjët e familjes Gashi nga fshati Terbovc i Lipjanit.

Vendi ku ndodhi vrasja

Për këtë punë hetime tashmë është duke bërë edhe policia dhe prokuroria e Kosovës. Në një deklaratë për Gazetën Express, Ymer Beka, të dielën ka thënë se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime. Sipas tij, i njëjti ka pasaportë zvicerane dhe kështu ka vrarë vëllain e tij.

Thotë se i dyshuari gjendet në arrati dhe se e vozite një veturë me targa franceze.
“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllain e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane”, thotë Beka.

Tutje asi sqaron se kanë njoftuar edhe aeroportin pasi që i dyshuari mund të dal jashtë vendit.

“Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka për Express.
Tutje, sipas policisë, nga vendi i ngjarjes ku u krye vrasja si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësit policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati.

Viktima kishte qenë i martuar dhe ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.