Zbulohet ‘plani’ i Thaçit për eliminimin e kundërshtarëve politikë

Analisti politik Haki Abazi ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij po përgatisin eliminimin e ri të kundërshtarëve politik.

Abazi ka thënë se tash kur Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë degraduar imazhim dhe çdo vlerë të luftës së UÇK-së, ai në bashkëpunim me Gjyqësinë e Prokurorinë e kapur janë duke përgatitur skenar qe janë te zinj për te ardhmen e vendit.

Reagimi i plotë

Thaci dhe njerezit e tij jane duke pergaditur eliminimin e ri te kundershtareve politike. Tani qe degraduan cdo gje qe eshte pjese e vleres se luftes dhe i bene veteranet si nje lecke mbeturine, ai ne bashkepunim me gjyqesine e prokurorine e kapur jane duke pergaditur skenar qe jane te zinje per te ardhmen e vendit.

Protesta eshte dommosdoshme, anetaresia e LVV dhe LDK se bashku me te gjithe qytetaret duhet te ndalin skenaret e Thacit qe jane kunder shtetit, kunder demokracise dhe kunder vlerave te luftes dhe lirise.

Diku eshte thyer nje xham, diku eshte bere nje dem dhe per keto jane burgosur deputet e qytetare. Ky flet per faljen e ujmanint, veirut te Kosoves, ben shkeljen e kushtetutes dhe te gjithe te kaluaren e tij me vjedhje milionshe pasurim te pafund nga pervetesimet dhe gjyqesia e prokuroria flet per procedura.

SHPËRNDAJE