Zbulohet prapaskena përse Xherdan Shaqiri refuzoi Manchester United për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri refuzoi mundësinë e një transferimi te Manchester United, sepse dëshironte të punonte me Jurgen Klopin në “Anfield Road”.

Zbulimin e bën zvicerania “Blick”, ndërsa për yllin e Stoke Cityt këtë verë u interesuan dhe West Ham dhe Southempton.

Por bisedimet me “djajtë” nuk nisën, sepse Liverpooli e kishte bindur lojtarin e Kombëtares zvicerane që të transferohej te “the Reds”.

“Blick” raporton se shansi për të punuar me teknikun gjerman, ishte një nga arsyet kryesore që e bindi Shaqirin që të zgjidhte Liverpoolin.

“E kam admiruar Klopin prej një kohe të gjatë, sepse skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një njeri fantastik”, tha 26-vjeçari.

SHPËRNDAJE