Zbulohet se kush do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

Çifti i njohur i estradës shqipëtare, Blero Muharremi dhe Afrona Dika do t’i japin fund beqarisë me datën 21 shtator, ku këtë e ka bërë të ditur vet çifti.

Tani janë zbuluar disa nga detajet e ceremonisë së tyre, ku do ketë 600 persona të ftuar, e në mesin e
tyre edhe shumë yje të estradës shqiptare, ndërsa vendi ku do zhvillohet dasma është Rana e Hedhun në Shëngjin.

Ndërsa, Blero përmes rrjetit social, Instagram, ka bërë të ditur edhe këngëtarët që do të argëtojnë të ftuarit.

“Në dasmën tonë do të këndojë Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkurte Gashi”, ka shkruar Blero në fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se javë më parë, Afrona me mikeshat e saj organizoi natën e beqarisë në Mykonos të Greqisë./GazetaBlic

SHPËRNDAJE