“Zbulohet” se kush e orkestroi rrahjen e ish-negociatorit serb në bisedime me Kosovën

Dje është sulmuar fizikisht nga disa persona ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, e opozita në Serbi akuzon pushtetin se këtë e ka organizuar shërbimi sekret serb BIA.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ndërkohë ka mohuar se sulmuesit kanë ndonjë lidhje me shefin e BIA-s serbe, Bratislav Gasic.

“Unë nuk e di se çfarë mund t’i lidh sulmuesit me Bratislav Gasic. Tre nga ta kanë një të kaluar kriminale”, ka thënë ministri serb në një konferencë për media, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Në momentin e sulmit në vendin e ngjarjes kishte qenë edhe një polic i cili kishte arritur të identifikojë sulmuesit, dhe kjo ka ndihmuar që ata të arrestohen shumë shpejtë.

“Kur i sheh faktet, a nuk duhet gjithçka e pa kuptimtë të thuash se një gjë e tillë është organizuar nga Bratislav Gasic”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka thënë se hetimet do të vazhdojnë, dhe do të zbulohen motivet që kanë shtyrë këta persona drejt sulmit./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE