Zbulohet se kush është krijuesi i Bitcoin?

Tashmë të gjithë e dinë se çfarë është Bitcoin, por askush nuk e di se kush është krijuesi misterioz prapa tij. E gjitha çfarë bota di për të është emri i tij – Satoshi Nakamoto. Tani, Nakamoto në fakt mund të jetë një ajo, një ai, një ata ose një grumbull njerëzish – por ky emër mendohet të jetë prapa krijimit të transaksionit të parë të Bitcoin më 2008.

Megjithatë, lajmet e fundit për minierat e Koresë së Veriut dhe vjedhjen e Bitcoin nga qendrat tregtare në Kore të Jugut, kanë shkaktuar teori të pabesueshme të cilat thonë se Satoshi Nakamoto është në të vërtetë Kim Jong-un, shkruan Veriu.info.

Natyrisht, këto lajme nuk duhet të merren seriozisht, por kjo teori konspirative ka pushtuar internetin kohën e fundit. Një përdorues i Reddit, nën emrin “TheNobodyThere”, postoi një shkrim i cili shkaktoi këtë teori konspirative.

Ai shkroi: “Vetëm imagjinojeni Kim Jong-un duke e dëshmuar se ai është Satoshi. Me 1 milion bitcoinat e tij, ai do të bëhej njeriu më i pasur në botë, duke e bërë Korenë e Veriut superfuqi, menjëherë pas SHBA-së dhe Kinës.

Imagjinojeni nëse mafia ruse apo japoneze kidnapon Nakamoton, e torturon atë dhe e bën atë t’i japë të gjithë çelësat e tij privat. Tani tingëllon si një skenar më real”, transmeton portalit Veriu.info.

A nuk tingëllon e logjikshme kjo? Ta pranojmë, me vlerën aktuale të Bitcoin, Satoshi është atje lart në mesin e 100 njerëzve më të pasur në botë tani. Pra, çka nëse nëntoka kriminale i ka vendosur duart mbi Satoshin dhe për këtë arsye ai është zhdukur?

Çka nëse Kim Jong-un është duke qëndruar ulur në kullën e tij të fildishtë, duke i shikuar kapitalistët amerikanë teksa e bëjnë atë multi-miliarder, dhe në të njëjtën kohë duke rritur fuqinë e shtetit të tij?

Sinqerisht, jemi në vitin 2017 dhe në këtë pikë nuk ka absolutisht asgjë që është përtej logjikës dhe besimit. Ne me të vërtetë po jetojmë në një botë të tillë tani.

SHPËRNDAJE