Zbulohet se kush po e pengon marrëveshjen mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Dje është zhvilluar një takim i gjatë mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, për finalizimin e marrëveshjes për qeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan gazeta online veriu.info.

Ky takim përfundoi pa marrëveshje, pasi që dy kryetarët e partive nuk arritën një marrëveshje për qeverisje.

Dje gjatë ditës gazeta online veriu.info ka raportuar se mospajtimet mes VV-së dhe LDK-së qëndrojnë tek ndarja e ministrive, ku LDK po kërkon dy ministritë kryesore atë të Financave dhe atë të Drejtësisë.

Veriu.info nga burimet e saj mëson se çarja mes VV-së dhe LDK-së po vazhdon të thellohet pasi që zyrtarë të lartë të LDK-së po refuzojnë një marrëveshje me Kurtin pa marrë atë që ata synojnë.

Ky burim tha se figura të larta të LDK-së pas kompromisit që bën me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, tash po kërkojnë që të realizojnë synimet e tyre për të marrë sa më shumë pushtet në qeverinë e ardhshme.

Presioni i tyre është rritur në organet e partisë dhe sidomos tek kryetari i partisë, Isa Mustafa./veriu.info/

SHPËRNDAJE