Zbulohet si erdhi deri te aksidenti i veturës së Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV-së e kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka, shkruan Reporteri.net.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

SHPËRNDAJE