Zbulohet simptoma e re e koronavirusit në SHBA

Sipas fjalëve të drejtorit të Shëndetit Publik të Vorcheshterit, Michael Hirsch, spitalet kanë filluar të zbulojnë simptomën e re te personat të cilët janë testuar pozitivisht me koronavirus.

Atë që kemi vërejtur është që pacientët tanë nuk vijnë me aq shumë probleme respiratore, por me probleme me stomakun – ka thënë Hirch, transmeton Telegrafi.

Siç shpjegon drejtori i Shëndetit publik, dhembja në stomak është rezultat te pacientët te të cilët zhvillohet pneumonia në skajin e poshtëm të mushkërive.
Nëse skajet e poshtme përflaken, irritimi në diafragmë shkakton dhembje në stomak.

Sa më shumë që do ta njohim këtë sëmundje do t’i shohim edhe manifestimet e saj të cilat nuk i përgjigjen pasqyrës klasike të kollës së thatë dhe temperaturës – shton Hirsch.

Pikërisht do t’i shohim manifestimet e tjera – thotë Hirsch dhe shton që shumica e pacientëve të cilët kanë pasur dhembje në stomak nuk kanë pasur fare simptoma respiratore.

Kryesisht pacientët e moshës së re kanë pasur dhembje në stomak, ndërsa ata të moshuar kanë pasur simptoma respiratore.

SHPËRNDAJE