Zbulohet skenari se si PDK do ta rrëzojë Ramush Haradinajn, dhe formimin e Qeverisë Teknike me LDK-në

Gazetari Arben Ahmeti ka theksuar se shumë shpejt PDK mund ta rrëzoj nga pushteti kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se PDK përmes ministrave të saj në Qeveri, dhe atyre të AKR-së do ta mbivotojnë Haradinajn për çështjen e heqjes së taksës.

Në këtë situatë shton ai, Haradinaj do të ndjehet i turpëruar dhe do të jap dorëheqje nga posti i shefit të ekzekutivit.

Sipas Ahmetit, PDK nuk do të lejoj shkuarjen e vendit në zgjedhje, vetëm se do të krijoj një Qeveri teknike me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Reagimi i plotë:PDK po synon qe zevendeskryekiministri i saj te propozoje ne qeveri pezullimin e takses.

Aty PDK synon qe me votat e ministrave te PDK+AKR+ te tjere ta mbivotoje Haradinajn, duke i treguar keshtu se shef ne qeverisje eshte edhe Kadri Veseli. Ne nje situate te tille, Haradinaj do te turperohej dhe do te jepte doreheqje. Ka pak skenar se cfare tjeter mund te beje shefi i AAK-se.

Duke qene se renditet ne sondazhe partia e trete, PDK po synon te shtyje zgjedhjet duke provuar te beje nje qeveri me LDK-ne ne pjesen tjeter te mandatit, qofte edhe duke e quajtur “teknike”.

SHPËRNDAJE