Zbulohet tipi i veturës në të cilën u gjet i vdekur Art Kurti

Aktori i njohur, Art Kurti u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit në fshatin Goden të Gjakovës. Dyshimet e para thonë se Kurti ka bërë vetëvrasje, pasi në afërsi të tij u gjet arma me të cilën dyshohet se e ka goditur veten në kokë. Kurti u gjet i vdekur në një veturë, e cila gjithashtu dyshohet se nuk është e tija.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, dhe të njëjtit kanë thënë se dyshohet se Art Kurti ka bërë vetëvrasje.

Trupi i tij është gjetur në një veturë në orët e para të mëngjesit në fshatin Goden të Gjakovës.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Gazeta Express nga burimet merr vesh se vetura në të cilën u gjet aktori i njohur ishte e tipit “Tauran”, ngjyrë e zezë, me targa 07…

Policia thotë se dyshohet për vetëvrasje, pasi tek i njëjti është gjetur një plumb në kokë. Me këtë rast, kjo i bie të jetë vetëvrasja e katërt në Gjakovë për këtë vit./Express/

SHPËRNDAJE