Zbulohet vendi ku u fotografua prokurori Elez Blakaj

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e tij javën e kaluar, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Derisa në Kosovë është hapur debati për dorëheqjen e tij, pasi kishte hetuar veteranët e rrejshëm të UÇK-së, Blakaj ndihet komod madje dje ka postuar edhe një fotografi në profilin e tij në Facebook.

Derisa në media u raportua se fotografia është realizuar në Shtëpinë e Bardhë, Indeksonline ka arritur të mësoi se një fotografi e tillë është bërë në objektin e “Replika e Zyrës Ovale dhe Podiumit/Bazamentit në Dyqanin e Dhuratave”.

Në këtë vend ku është fotografuar Blakaj mund të bëj fotografi çdo qytetarë i cili paguan për shërbimin.

Madje me një kërkim të lehtë në Google kemi arritur të shohim kur qytetarët i kanë fotografuar edhe qentë e tyre në të njëjtin vend.

Ndryshe Blakaj në letërdorëheqjen e tij të cilën ua kishte dërguar kolegëve të punës, kishte thënë se do të shihet me ta së shpejti./Indeksonline/

SHPËRNDAJE