Zbuloi se bashkëshortja kishte fjetur me shokun e tij të ngushtë, kështu mori hak

Zbuloi tradhëtinë bashkëshortore dhe mori hak. 39-vjeçari Brian Stillwell nga Melburni i Australisë kishte zbuluar një video ku bashkëshortja e tij kryente marrëdhënie me shokun e tij më të mirë.

I revoltuar nga ajo çfarë kishte parë, 39-vjeçari qëlloi me armë bashkëshorten Mona dhe dy prindërit e saj. Ngjarja ka ndodhur ditën e Vitit të Ri. Në një telefonatë të regjistruar në sallën operative të policisë, që besohet se është bërë nga gruaja, dëgjohen të bërtiturat para të shtënave. Fëmijët e vegjël të çiftit, një djalë dhe një vajzë, dëgjohen duke iu lutur babait që të mos qëllojë nënën e tyre. Para se të shkrepte armën, Brian dëgjohet duke akuzuar gruan e tij për tradhëti dhe se kishte parë video-regjistrimin e saj duke kryer marrëdhënie me mikun e tij të ngushtë.

Mediat australiane raportojnë se gruaja dhe prindërit e saj fatmirësisht mundën të mbijetonin. Ata ndodhen në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Nga të shtënat asnjë prej fëmijëve nuk u lëndua. Ata dolën me vrap nga shtëpia dhe shkuan në banesën e fqinjit.

Kurse bashkëshorti, Brian, u tha hetuesve se kishte zbuluar tradhëtinë e gruas. Këtë të fundit e ofendon vazhdimisht, ndërsa shtoi se regjistrimi i aferës seksuale ishte bërë me telefonin e bashkëshortes. 39-vjeçari u vetëdorëzua pas ngjarjes dhe akuzohet për 3 vrasje të mbetura në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe dy akuza për abuzim me fëmijët.

SHPËRNDAJE