Zëdhënësi i Borellit i reagon Thaçit për Lajçakun: Nuk e kemi emëruar askënd, procesi po vazhdon

Zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, Peter Stano i ka reaguar presidentit të Kosovës lidhur me deklaratën e tij për Mirosllav Lajçak i përfolur se do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi.

Thaçi dje nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se emërimi i tij është gabim dhe se roli i tij në dialog është i dizajnuar të dështojë.

Presidenti i Kosovës, gjithashtu dje ka shkruar se Lajçak e ka penguar njohjen e Kosovës nga Sllovakia dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në anën tjetër, Stano thotë se Thaçi ka bërë deklaratë të pasaktë sepse BE ende nuk ka bërë asnjë emërim.

Ai thotë se posa të përfundojë procesi, do të njoftohet ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Jemi të befasuar të shohim një deklaratë të tillë të pasaktë dhe faktikisht jo-korrekte, procedurat e BE-së janë duke vazhduar, asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim ose as nuk është njoftuar. Pasi të përfundojë procesi, do të njoftojmë zyrtarisht Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës”, thotë Stano.

SHPËRNDAJE