Zeka kritikon LDK’në: Gjithmonë ka qëndruar në bishtin e …

Deputeti Milaim Zeka thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi ushtarake apo kombëtare.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, deputeti i Nismës Socialdemokrate thekson se ajo që po e bënë partia e Isa Mustafës është vetëm sharja e presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Zekës aktualisht nga kjo parti kërkohet përgjegjësi e jo siç thotë ai ‘demagogji e pallavra’.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

LDK-ja , kurr nuk ka marre pergjegjesi

Prej themelimit te kesaj partie, me 23 dhjetor 1989, e deri me sot, LDK-ja, gjitemone ka qendruar ne bishtin e te gjitha zhvillimeve politike, ndersa ne ato ushtarake dhe kombetare, ka abstenuar.

Tani kur jemi ne prage te nje marrevesheje historike me Serbine, ne vend te veprimit, zyrtaret e larte te kesaje partie, duke perjashtuar Lutfi Hazirin, ne vend qe te dalin me platforme te bisedimeve, po knaqen tuj e sha presidentin Thaçi. Edhe ai po shihet qe “shume” po merzitet.

Tani kerkohen pergjegjesi e veprime, jo demagogji e pallavra…

SHPËRNDAJE