Zeka për VV-në: E keni mbjell filozofinë e dhunës dhe poshtërimit

Pas përplasjes mes deputetit të VV-së, Glauk Konjufca dhe atij të PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka marrë fjalën deputeti i Nismës, Milazim Zeka.

Zeka duke u ndërlidhur me debatin ndërmjet dy deputetëve, dikur bashkë në Vetëvendosjes, ka thënë se fjalët e Molliqajt janë të vërteta.

Zeka ka shtuar se Vetëvendosja e ka mbjell filozofinë e dhunës dhe poshtërimit.

“Fjalët e Molliqajt janë të vërteta për Vetëvendosjen. Sen të zezë s’keni lanë pa bo.

Po e përfundoj edhe po e them po të kish mbjellë VV-ja filozofinë e mendimit liberal në parti e kishin eduku Aida Dërguitn e kish dhanë dorëheqje.

E keni mbjellur filozofinë e dhunës, poshtërimit. S’keni dashtë kërkush me mendu ndryshe në parti” ka thënë Zeka.

SHPËRNDAJE