Zekeria Cana në odën e Jasharajve, disa javë para sulmit në Prekaz

Më 27 janar 1998, paramilitarët serb kishin sulmuar familjen Jashari, në atë kohë ishin zhvilluar luftime të ashpëra dhe serbët ishin tërhequr për shkak të rezistencës së madhe të Adem Jasharit dhe familjarëve të tij.

Pas sulmit të serbëve, familjen Jashari e kishin vizituar disa gazetar të huaj ku kishin raportuar për incidentin e 27 janarit, çka i priu sulmit përfundimitar të datë 5-6 mars 1998.

Ajo çfarë bie në sy në videon në Odën e Jasharajve, nuk ishte prezent asnjë komandant i luftës, përveç disa burrave të moshuar dhe profesori i shquar Zekeria Cana, i cili ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe kontribues në pajtimin e gjaqeve. /IndeksOnline/