Zemaj jep lajmin shqetësues, thotë se 80% e të infektuarve në Kosovë nuk kanë fare simptoma

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se 80 % e të infektuarve me koronavirus janë pa simptoma.

Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë ka kapacitete të mjaftueshme të personelit shëndetësor dhe se situata vazhdon të jetë nën kontroll.

Ministri i Shëndetësisë tha se në shtimin e rasteve të reja ka të bëj me lëvizjen e pakontrolluar të qytetarëve.

“Në fund të muajit maj filluam që të lëvizin qytetarët në mënyrë të pakontrolluar dhe një lirim i përnjëhershëm që nga 1 qershori. Ne kishim një analizë që do të kishte rritje të rasteve por jo që të mbingarkonin klinikat në mënyrë që të vazhdonim me lehtësimin e masave për shkak të domosdoshmërisë. Diku nga 100% të rasteve 80% janë raste pa simptoma pra vetëm janë të infektuar e nuk kanë ndonjë simptomë. Ne po ta kishim situatën e mbyllur, pasi mundësia në karantinë me u infektu ishte shumë e vogël, njerëzit i respektonin masat ndoshta jo nga dëshira por nga detyrimi. E pastaj ndikuan edhe rastet e festave që njerëzit dilnin e vizitonin. Kemi kapacitete të mjaftueshme, klinikat janë të ngarkuara por jo të stërmbushura”, tha ai në Klan Kosova.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE