Zemaj paralajmëron masa të reja rigoroze kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë në konsultim edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK) dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, për ndërmarrjen e masave të reja kundër koronavirusit.

Zemaj gjatë takimeve që pati sot me liderët shqiptarë në Bujanovc, ka deklaruar se është për masa rigoroze për të luftuar pandeminë e COVID-19.

“Masat e reja nënkuptojnë ndonjëherë edhe lehtësim, por insistimi im është që të kemi masa rigoroze për ta parandaluar përhapjen e pandemisë dhe për ta luftuar deri në pafundësi”, deklaroi ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE