Zemaj pas shtimit të rasteve me Covid 19 jep lajmin e papritur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur në lidhje me shtimin e numrit të rasteve me Koronavirus kohët e fundit.

Zemaj ka theksuar se Klinikat për momentin janë të ngarkuara por ka kapacitete për ta përballuar gjendjen në këto momente.

“Po edhe tek ne edhe në aspektin rajonal edhe global ishin disa statistika se virusi është izoluar. Pas lirimit të masave, ku këto masa ishin të menjëhershme, kishim pritje që do të rriteshin rastet por jo kaq shumë. Nga mesi i muajit qershor situata vinte vetëm duke u rritur. Po të qëndronte Kosova në karantinë mundësia për tu infektuar ishte e vogël. Situata është gjithmonë nën kontroll derisa kemi kapacitete per ta menaxhuar QKUK-në. Janë të ngarkuara klinikat por kemi kapacitete, falë zotit numri i rasteve të hospitalizuara nuk është aq i madh sa nuk mund të përballohet. Kapacitet janë në nivelin e njëjtë edhe pse në Infektivë është puna më e madhe” tha Zemaj në Rubikon.

SHPËRNDAJE