Zëvendës shefja e Ambasadës së SHBA-ve Hyland përuroi një shkollë në Vushtrri dhe takoi kryetarin e Komunës Xhafer Tahiri

Zëvendës shefja e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Vushtrrisë, ku ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së mesme të “Bahri Haxha”, që është rinovuar me investime të Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, si dhe ka vizituar drejtuesit e pushtetit lokal ku është pritur nga kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, raporton portali Veriu.info.

Në kuadër të programit për ndihma humanitare të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka investuar në rinovimin e shkollës “Bahri Haxha” në Vushtrri.

Sot u bë përurimi i këtij investimi në prani të kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri, zëvendës shefes së misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland dhe zëvendës ministrit të MASHT.

Në kuadër të këtij aktiviteti zëvendës shefja e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland u prit në një takim njohës nga Kryetari i Komunës z. Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi, dhe drejtori i arsimit Afrim Namani.

Kryetari i Komunës z. Tahiri, në emër të qytetarëve të Vushtrrisë përmes znj. Hyland, falënderoi popullin amerikan për mbështetjen bujare për popullin e Kosovës. Po ashtu kryetari Tahiri e njoftoi Hyland për prioritetet e qeverisjes së re në Vushtrri dhe u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm. /Veriu.info/

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE