Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozharev, nuk i është lejuar që të hyjë në Kosovë përmes Jarinjes “me shpjegimin se  vizita nuk ishte paralajmëruar”.

Kështu të paktën thotë në njoftim për media, Zyra që drejtohet nga Marko Gjuriq , sipas së cilës asnjë marrëveshje nuk kërkon që vizita e zëvendës dhe Ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovë të njoftohej.

Kjo zyre thekson se “Prishtina po vazhdon t`i ndalojë përfaqësuesit e Zyrës që të jenë me njerëzit e tyre në provincën jugore, edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me marrëveshjen e lirisë së lëvizjes të arritur në Dialogun e Brukselit”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE