Zëvendëskryeministri i Kosovës jep paralajmërimin e papritur

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të arrijnë marrëveshjen e Paqes me Serbinë, vetëm nëse dialogu udhëhiqet nga Qeveria Kurti.

Kështu ka thënë ai sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Qeveria ëshë e gatshmë për zgjidhje të mirë për vendin.

“Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.

Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.

Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.
Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi.

Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë

SHPËRNDAJE