Zëvendësministri i FSK-së tregon se cili do të jetë armatimi i Ushtrisë së Kosovës

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, në një intervistë për FRONTAL në T7, ka folur rreth armatimit që do ta ketë Ushtria e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se armatimi i ushtrisë do të jetë në përputhje me detyrat që do të ketë ushtria.

“Armatimi i FSK-së do të jetë sipas nevojave për të përmbushur detyrat. Sipas detyrës, edhe sistemi i armatimit do të jetë i tillë. Krejt çka mundet me na kufizua, është kapaciteti buxhetor, dhe ai profesional”, ka thënë Ramadani, raporton Express.

Ai ka thënë se aktualisht problematik mund të jetë vetëm buxheti për Ushtrinë.

“Nuk mund t’ua marrim parat prej sektorëve tjera, për të mbështetur ushtrinë. Sa më shumë të rritet buxheti, aq më shumë do të shtohet armatimi sipas detyrës. Nuk ka kufizime”, ka shtuar tutje ati.

I pyetur rreth ngrirjes së raporteve ndërmjet SHBA-së dhe ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, Ramadani ka thënë se nuk ka ngrirje të raporteve ndërmjet SHBA-së dhe ministrisë.

“ Unë veç mund të them se ministri po vazhdon angazhimet, me të gjithë partnerët , përfshi këtu edhe SHBA-në.Nuk ka ngrirje të raporteve ndërmjet SHBA-së dhe ministrisë”, ka përfunduar Ramdani.

Ai gjithashtu ka thënë se në javët e fundit të këtij viti pritet që të përfundojë transformimi i FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE