Zgjedhjet në SHBA: Sondazhe të ndryshme për shtete të ndryshme – kush favorizohet në ditën e zgjedhjeve?

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë votimet për presidentin e ri të vendit.

Joe Biden, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve dhe presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump garojnë për të parin e vendit më të fuqishëm në botë.

Sipas sondazheve të sponsorizuara nga mediat dhe universitetet më prestigjoze, Joe Biden është favorit edhe në ditën e zgjedhjeve që pas mbylljes së kutive të jetë president i Amerikës.

Sipas sontazhit të New York Times/Siena College, Biden prinë ndaj Trump me 50 për qind karshi 41 për qind. Edhe më i thellë është rezultati kundër Trump në sondazhin e ABC dhe Washington Post ku Biden ka 54 për qind, ndërsa Trump 42 për qind.

Shihni sondazhet më poshtë për shtete të ndryshme.