Zgjoni dëshirën për mësim te fëmijët me tri veprime

Ekzistojnë disa veprime me ndihmën e të cilave prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës në zgjimin e dëshirës për mësim.

Shpesh fëmijët e humbin dëshirën për të mësuar, andaj për këtë shkak mësimi u bëhet i mundimshëm. Jo rrallë për këtë shkak shmangin t’i bëjnë detyrat shkollore dhe i lënë të gjitha për “çastin e fundit”.

Për këtë shkak paraqitet mësimi “fushatë” i cili nuk sjell rezultate në harmoni me potencialin e fëmijës.

Ekzistojnë disa veprime me të cilat prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës në zgjimin e dëshirës për të mësuar, transmeton Telegrafi.

Veprimi 1 – të krijohet ambienti i cili përkrah autonominë

Të gjithë dëshirojmë të ndihemi të lirë. Nuk dëshirojnë kur dikush diçka ua imponon. Prandaj është me rëndësi t’i lejohet fëmijës që vetë të caktojë obligimet e veta ditore. Nëse krijojmë ambientin i cili imponon obligime, fëmija nuk do të ndihet i lirë dhe do ta kundërshtojë zbatimin e tyre.

Prandaj propozojmë që në vend që t’i themi fëmijës “Patjetër duhet të mësosh nga ora 14 deri në orën 16”, më mirë është t’i themi “Kur do të dëshirosh të mësosh? Sa kohë të nevojitet që ta mësosh këtë?”

SHPËRNDAJE