Zhduken militantët e VV-së: Asnjë reagim nga e shtuna, PSE?

Militantët e zhurmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duket se janë heshtur. Nga dita e sthunë, kur kandidati për kryetar të partisë, Albin Kurti e paraqiti platformën e tij, në një tubim të madh në Kryeqytet, janë heshtur militantët e kësaj partie.

Madje, as mbledhja e sotme e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar që zgjati për më shumë se 8 orë, nuk ka nxitur reagimet e militantëve të Vetëvendosjes, gjegjësisht të atyre që mbështesin Albin Kurtin, shkruan Gazeta Blic.

Shumë militant e aktivistë të Vetëvendosjes që ishin tepër aktiv, bile edhe me një gjuhë të ashpër pas ngjarjes që ndodhi me deputeten Aida Dërguti, e cila në një komunikim të brendshëm e kishte quajtur mut Albin Kurtin, sot nuk u panë të “gjallë”.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Duket se as thirrja e Visar Ymerit publikisht që Albin Kurti të tërhiqet nga gara, nuk i ka “detyruar” ata që të reagojnë në rrjetet sociale.

Ndryshe, shumë të dorëhequr tashmë nga Vetëvendosja kanë theksuar se gjuha lincuese që u përdor ndaj tyre nga mbështetës të Albin Kurtit, ka bërë që ata të mos jenë më pjesë e organeve të kësaj partie.

Ndërkaq, pas pakënaqësive të shumta në këtë parti, dhe rebelimit të një pjese të madhe të deputetëve nga Kryesia, sot u zhvillua një takim 8 orësh, por pa rezultat.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda mbledhjes së sotme të VV-së merr vesh se Grupi i të rebeluarve në krye me Dardan Molliqajn kanë qenë të qartë në kërkesën e tyre.

Ata kanë kërkuar me cdo kusht tërheqjen e Albin Kurtit nga garimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të kundërtën, ndarja e VV-së duket e pashmangshme.

“Grupi i të rebeluarve ka qenë i qartë në kërkesën e tyre: Tërhiqet Albin Kurti nga gara për kryetar të Vetëvendosjes, ose nuk do të ketë pajtim dhe unifikim të partisë”, kanë thënë për Gazeta Blic burime brenda kësaj partie.

Ndërkaq, zyrtarisht pas mbledhjes së partisë, kandidati zyrtar për kryetar të LVV-së, Albin Kurti ka qenë shumë Ii shkurtër në deklaratën e tij para gazetarëve.Kurti e ka pranuar se takimi ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Por, ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë, shkruan Gazeta Blic.

Ndërkaq, ish kryetari i VV-së, Visar Ymeri edhe publikisht ka kërkuar tërheqjen e Albin Kurtit.

“Mendoj se secili duhet të heq dorë nga vetja për të mirën e organizatës dhe mendoj se kjo do të kishte me qenë zgjidhja për organizatën”, tha Ymeri.

Ndërkaq, njëri nga njerëzit më shumë ndikim në VV, Shpend Ahmeti ka qenë më i balancuar në deklaratat e tij.

Ahmeti ka thënë, se problemet brenda VV-së janë të theksuar dhe kanë dëgjuar të gjithë ata që kanë mospajtime, ndërsa ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vazhdim.

“Na nuk jemi msu me mbledhje kjo ishte e shkurtet, problem është i dukshëm ka mospajtime te theksuara.

Për herë të parë kemi diskutuar shtuar dhe hapur nuk kemi arritur për gjetje të marrëveshjes po ka qenë diskutim i sinqertë”, ka thënë Ahmeti.

“U dakorduam që të vazhdojmë diskutimet, do të ketë diskutime edhe gjatë ditëve në vazhdim”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Grup parlamentar i VV-së do të jetë i bashkuar dhe do të kenë qëndrime te përbashkta dhe të harmonizuara brenda kuvendit, pasi tani vendi ka nevojë pasi do të kthehet Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

Nga Vetëvendosje tashmë kanë dhënë dorëheqje një numër i madhë i anëtarëve të Kryesisë dhe të deputetëve.

I pari që kishte dhënë dorëheqje muaj më parë ishte ish- sekretari Dardan Molliqaj, i cili del të jetë udhëheqës i Grupit të të Rebeluarve.

Pas tij, pasuan dorëheqjet e njëpasnjëshme.E gjitha filloi pas publikimit të një komunikimi të brendshëm të deputetëve të Vetëvendosjes, ku Aida Dërguti e kishte quajtur mutë Albin Kurtin.

Pas këtij veprimi, Dërguti dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti. E pas saj, dorëheqje dha nënkryetari Dardan Sejdiu, kryetari Visar Ymeri dhe shumë deputetë tjerë të kësaj partie.

SHPËRNDAJE