Zhegrova dhuroi shou me lëvizjet e tij ‘magjike’ në stërvitjen e Kosovës

Bernard Challandes e ka mbajtur stërvitjen e dytë me Kosovën para ndeshjes kundër Danimarkës, e përcaktuar të zhvillohet të enjten në orën 19:00 në Prishtinë.

Në këtë seancë stërvitore të pranishëm ishin Edon Zhegrova, Bersant Celina, Milot Rashica, Arbër Zeneli.

Yjet kosovarë dhuruan shou në këtë seancë stërvitore, duke treguar se janë të gatshëm për sfidën me Danimarkën.

Ish talenti i Prishtinës, Edon Zhegrova, dhuroi “magji” me këmbët e tij, duke zhongluar me top.

Ai me këto lëvizje tregoi teknikën e lartë që posedon.

Megjithatë, Zhegrova nuk po kalon momente të mira në kampionatin zviceran, me gjigantin FC Basel. Zhegrova

19 vjeçari gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua në Basel nga skuadra belge, Genk, në formë të huazimit. /Insporti.com/

SHPËRNDAJE