Zhvillime dramatike: Amerikanët ia mësyjnë zyrës së Thaçit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë Philip Kosnett sot ka zhvilluar një takim të rregullt me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kështu thanë për Telegrafin, nga Zyra për informim i presidencës.

“Ka qenë takim i rregullt javor”, ka konfirmuar Zyra e Informimit e Presidencës.

Nuk dihet se për çfarë është biseduar në këtë takim, mirëpo ambasadori Kosnett ka zhvilluar edhe një takim të hënën me krye-parlamentarin, Kadri Veseli.

Veseli pati deklaruar se taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht për 120 ditë me kushte, si mirëbesim ndaj ShBA-së dhe BE-së për disa arsye.

“Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj”.

Kurse kryeministri, Ramush Haradinaj ka dje pas mbledhjes së Qeverisë se taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, do të mbetet në fuqi deri në qershor.

SHPËRNDAJE