Zhvillime të papritura: Shtyhet edhe takimi Hahn – Veseli, zbulohet arsyeja

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shtyrë takimin me komisionerin Johannes Hahn.

Vizita e papritur e Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn në Serbi, ka bërë që të shtyhen takimet e tij me krerët e shtetit të Kosovës.

Takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe komisionerit Hahn, ishte paraparë që të fillojë në ora 14:00 mirëpo, për shkak të vizitës së tij në Beograd ky takim është shtyrë për në ora 14:30.

Kujtojmë se edhe takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë.

SHPËRNDAJE