Zhvillime të reja: Kryetari i kësaj dege të LDK publikisht mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre

LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa këtë javë që po lëm pas zgjodhi Kryesinë e partisë, e cila është freskuar me emra të rinj, por që jashtë saj kanë mbetur edhe disa figura si Armend Zemaj, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi.

Dje, e kishte mbledhje e parë të Kryesisë, ku ishte paraparë të caktohej mandatari për kryeministër në zgjedhjet nacionale që do të mbahen pas disa javësh, por që ky proces dështoi për shkak të mungesës në mbledhje të dy prej pretendentëve për t’i hyr kësaj gare, Agim Veliu dhe Lufti Haziri.

Mediat kishin raportuar se Vjosa Osmani gëzon mbështetjen më të madhe dhe pritet nominimi i saj, gjë që kishte bërë ta bojkotojnë këtë mbledhje Veliu e Haziri në shenjë revolte, raporton Veriu.info.

Mirëpo, duket se përkrahja nga Vjosa Osmanit po vazhdon të rritet, ndërsa sot për herë të parë një kryetar i një dege të LDK-së është pozicionuar në krah të Vjosa Osmani, e që është Hysni Gërguri, kryetari degës së LDK-së në Vushtrri.

Në një postim në Facebook ai ka shpjeguar arsyet pse e mbështet Vjosa Osmani për t’u kandiduar për kryeministre të Kosovës, shkruan Veriu.info.

“Të nderuar aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Vushtrri: Siqë e dini ju unë mbi 9 vite e udhëheq Degën e LDK-së në Vushtrri, pa kushte dhe pa kurrfarë interesi për veti dhe familjen time( duke sakrifikuar shëndetin tim, familjen dhe biznesin tim).

Para marrjes në udhëheqje Dega në Vushtrri ishte para shkatrrimit të plotë dhe me ndihmen e aktivistëve të devotshëm të LDK-së, arrijta që në një masë të madhe ta stabilizoj Degën.

Unë kam respektuar aktivistët e të gjitha gjeneratave. Jam munduar që tu jap sa më shumë hapësirë të rinjëve dhe të rejave dhe shembulli i tillë ishte kur e kandidova një të ri për Kryetar Komune Z. Xhafer Tahiri dhe pas mobilizimit maksimal të gjithë Degës e arritëm qëllimin që ta rikthejmë pushtetin komunal pas 12 viteve. Pastaj e përkraha një të re për Kryetare të Forumit të gruas e cila tani pas aktivitetit në LDK, arriti të futet në Kryesi Qendrore.

Unë gjithmon kam dëgjuar zërin e shumicës dhe ajo ishte arsyeja pse u kandidova për Kryetar Dege.

Edhe tani duke dëgjuar zërin e shumicën së aktivistëve dhe elektoratit dhe duke parë nevojën e domosdoshme për ndryshim, dal në përkrahje publike që Zonja VJOSA OSMANI të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Fitorja e LDK-së nē zgjedhje nacionale do të jetë fitore e Kosovës.

Fatim im politik në krahasim me rëndësinē që ka LDK dhe Kosova për mua është si një pikë uji në Deti”, ka shkruar Gërguri, i cili njihet se person që nuk ka përfituar asnjëherë pozitë në LDK, gjë që shpesh e ka thënë se nuk i interesojnë pozitat shtetërore.

Hysni Gërguri me profesion është doktor dhe vazhdimisht ka dhënë kontribut të madh në Vushtrri, si për sport, po ashtu edhe në sfera tjera, por që nuk e preferon t’i bëjë publike aktivitetet e tij përkrahëse./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE