Zidane: Mungesa e Neymar nuk do të thotë asgjë

Ndeshja më e madhe për Real Madridin sivjet zhvillohet në Parc des Princes.

Aty madrilenët do të kërkojnë kualifikimin tutje në Champions League përballë Paris Saint-Germain.

Ndeshja e rrethit të parë të 1/16 ka përfunduar 3:1 për Los Blancos, por për trajnerin Zinedine Zidane nuk ka përfunduar gjithçka, përcjell Klan Kosova.

“Do të jemi aty për të luajtur një ndeshje të madhe dhe të gjithë jemi përgatitur”.

“Jemi të fokusuar dhe gati për lojë. Lojtarët tanë janë gati”.

“Mungesa e Neymar nuk ndryshon asgjë, por në anën tjetër edhe po sepse ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, është shprehur Zidane.

SHPËRNDAJE