Zinedine Zidane krenar me futbollistët e tij, tregon formulën se si e mposhti Barcelonën

Real Madrid ka triufmuar në “El Clasico” përballë Barcelonës.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 3 në të mirë të madirlienëve.

Pas ndeshjes është deklaruar shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

“Unë jam shumë i lumtur për lojtarët, është një fitore e ekipit. Të fitosh këtu nuk është e lehtë, ne e përgatitëm mirë ndeshjen, si ekip është e rëndësishme të rimarrim besimin, janë tre pikë por asgjë tjetër. Nuk e di nëse ka qenë e padrejtë ndaj lojtarëve, por jam i lumtur për ta. Kjo festë së bashku pas golit të Modric do të thotë uniteti i këtij grupi. Ne duhet ta tërheqim këtë lojë përpara, si ekip, dhe kjo është ajo që kemi bërë. Jam krenar për ekipin tim, si gjithmonë” tha Zidane pas ndeshjes.