Zjarr në Gjinokologji, rrezikohet jeta e bebeve dhe nënave

Një defekt në pajisje spitalore ka bërë që në njërën prej klinikave të QKUK’së të shpërthejë një zjarr është shuar nga zjarrëfikësit, ka njoftuar QKUK.

”Menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke  bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë. Si hap i parë menjëherë janë  2 bebe dhe 3 nëna janë bartur në një repart tjerr në vend të sigurt”, thuhet në njoftim.

Menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵) 

Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat.

Poashtu bëhet e ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline, ndërsa ky repart pritet që t’i kthehet gjatë ditës punës normale.

SHPËRNDAJE