Zjarr në malin e fshatit Rekë të Mitrovicës, rrezikohen shtëpitë e banorëve (FOTO)

Në fshatin Rekë të Mitrovicës zjarri ka kapluar një pjesë të malit në mesditën e së premtes.

Zjarri, nëse vazhdon të përhapet, rrezikon shtëpitë e banueshme në këtë fshat, pasi flakët shihen fare pranë tyre.

Në foto më poshtë shihet se distanca mes pjesës së përfshirë nga flakët në mal dhe shtëpive është shumë e vogël, njofton klankosova.

 

Fenomene të tilla të zjarreve në malet e Kosovës nuk janë të rralla gjatë ditëve të nxehta të verës./Veriu.info/

Image

Image
SHPËRNDAJE