Një 80-vjeçar ka vdekur pasi një banesë u përfshi nga zjarri.
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bubullimë të Lushnjes.
Siç raporton TV Klan, 80-vjeçari Koli Koçi ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij 75-vjeçare në momentin që ka rënë zjarri, e cila ka arritur të dalë jashtë dhe t’i shpëtojë flakëve.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa me dru e lënë ndezur gjatë natës.
Dyshohet se viktima është zënë poshtë nga trau i tavanit i cili ka rënë gjatë djegies.