Zjarri vështirëson qarkullimin e automjeteve në rrugën për Mitrovicë (FOTO)

Një zjarr i madh është përhapur shpejtë në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Zjarri i cili duket se ka filluar në fushat e këtij fshati, sot në mesditë është përhapur deri te rruga magjistrale që shpie në Mitrovicë, raporton Gazeta online Veriu.info.

Për shkak të rrezikimit të sigurisë të trafik, dhe vështirësimit të qarkullimit të automjeteve është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët edhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Shihni më poshtë fotot e bërë nga Gazeta online Veriu.info në vendin e ngjarjes ku shihet edhe intervenimi i zjarrfikësve. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE