Zjarrvënie në këtë fshat të Kosovës, digjen disa fusha

Edhe këtë vit zjarrvënia e maleve dhe tokave bujqësore po paraqet rrezik tek banorët e zonave përreth, por edhe problem për vet zjarrfikësit.

Pasditen e sotme në fshatin Halabak të komunës së Podujevës, disa fusha janë përfshirë nga zjarri.

Raste të tilla janë shënuar edhe dje në komunën e Therandës, gjegjësisht në fshatin Studenqan të komunës së Suharekës por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi dhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë fikur atë.