Zona ekonomike për investimet e jashtme amerikane në Banjskë të Vushtrrisë

Sot në një ceremoni solemne të fillimit të punimeve në segmentin rrugor Milloshevë – Mitrovicë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë morën pjesë krerët shtetëror, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, raporton Veriu.info

Përveç vlerësimit që kryetari Tahiri bëri për rëndësinë ekonomike të ndërtimit të këtij segmenti rrugor që lidh Vushtrrinë me kryeqytetin dhe me Mitrovicën, ai po ashtu theksoi gatishmërinë e Komunës së Vushtrrisë për ofrimin e 250 hektarëve në fshatin Banjskë për Zonën ekonomike për investimet e jashtme amerikane.

Ai shprehu qëndrimin se kjo zonë është e gatshme dhe Komuna e Vushtrrisë mund t’i marrë të gjitha hapa procedural për të filuar sa më parë punë për ndërtimin e kësaj zone që është e një rëndësie të madhe ekonomike për qytetin e Vushtrrisë por edhe të Kosovës. VERIU.INFO

SHPËRNDAJE