Zotimi i Veselit për ta thyer rregulloren e Kuvendit

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli publikisht ka thënë se do iu jap hapësirë të gjithë deputetëve mundësin për të replikuar nëse iu përmendet emri nga deputetet e tjerë.

Veseli ka thënë sot në seancën e kuvendit ku ai do t’i jap mundësinë të gjithëve mundësinë për të replikuar pavarësisht se bënë thyerje të rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Unë po e them edhe publikisht të gjithë deputetëve që iu përmendët emri do të kenë mundësinë për të replikuar. Pavarësisht se kjo është thyerje e rregullores unë haptazi po e them”, ka thënë Veseli.

Për rregullin e ri Veseli e kishte praktikuar edhe në seancën e jashtëzakonshme të ditës së djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë që në seancën e sotme replika të shpeshta ka pasur mes ish-ministres Hikmete Bajrami dhe deputetit të PDK-së Xhavit Haliti, për “kontrabandimin e naftës”./Insajderi.com

/