Zvicra e dëboi pasi kishte kryer përdhunim, Gjykata Evropiane vendos në favor të kosovarit

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut sot ka përmbysur vendimin e Gjykatës Federale Administrative në Zvicër, pasi këta të fundit kishin vendosur që të mos ia zgjatnin lejen e qëndrimit në Zvicër kosovarit me inicalet I.M, i cili ishte dënuar me 2 vjet e tre muaj burg për një përdhunim që e kishte kryer në vitin 2003.

Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, dëbimi i tij është një shkelje e nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e drejtës për mbrojtjen e jetë privat dhe familjare gjithashtu.

Kjo Gjykatë në Strasburg ka konstatuar se tashmë personi në fjalë jeton në Zvicër me fëmijët e tij të rritur, prej të cilëve është edhe i varur, shkruan ‘20min.ch’, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan gazeta zvicerane, burri nga Kosova kishte shkuar në Zvicër në vitin 1993. Pas gjashtë vitesh ishte martuar me një zvicerane. Fëmijët e martesës së mëparshme në Kosovë gjithashtu kishin fituar leje qëndrimi në Zvicër. Por në vitin 2003 kosovari kishte kryer një përdhunim. Në vitin 2005 ai ishte dënuar në shkallën e dytë me burg prej dy vjet e tre muajve, dhe me një kërkesë shtetërore për 12 vjet tjera me kusht. Në fund të gushtit, Zyra e Migracionit të Kantonit të Baselit, kishte marrë vendim që të mos ia zgjaste lejen e qëndrimit. Në këtë kohë burri nga Kosova ishte divorcuar nga gruaja zvicerane. Ndërkohë katër vjet më vonë me 22 janar të vitit 2010, Sekretariati Shtetëror për Migracionin e kishte konfirmuar mos-rinovimin e lejes së qëndrimit.

Gazeta tregon se kosovari kishte bërë një ankesë në Gjykatën Federale Administravie, e cila kishte hedhur poshtë këtë ankesë, dhe kishte konfirmuar dëbimin e tij nga Zvicra. Kjo për shkak se përdhunimi ishte cilësuar si një vepër shumë e rëndë.

Por megjithatë për vitet e qëndrimit të tij në Zvicër, Gjykata Federale Administrative kishte vendosur që ti jepte kosovarit një pension të plotë nga tetori i vitit 2012, për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore.

Pensioni iu ndërpre më pas në vitin 2016. Që nga ajo kohë burri nga Kosova ishte i varur financiarisht nga fëmijët e tij të rritur.

Bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Zvicra nuk do të mund të dëboj nga shteti dikënd që është dënuar për përdhunim./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE