Zvicra nuk ndalet, pas Behramit e përjashton edhe një yll shqiptar |FOTO

Valon Behrami u përjashtua më herët gjatë muajit nga Kombëtarja e Zvicrës edhe pse shërbente si zëvendëskapiten.

Sidoqoftë, Behrami është në fund të karrierës dhe në dy vitet e fundit ka luajtur shumë pak ndeshje.

Por, televizioni zviceran, RSI, ka mësuar se Petkoviq ka përjashtuar edhe tre lojtarë të tjerë, përfshirë shqiptarin nga Maqedonia, Blerim Xhemajlin.

Dy të tjerët janë kapiteni Stephen Lichtsteiner dhe Gelson Fernandes.

Behrami e kishte quajtur vendimin e Petkoviqit politik, por në fakt përjashtimet e reja e demantojnë mitrovicasin.

SHPËRNDAJE