Zyrtare: Benjamin Emini vazhdon kontratën me Llapin

KF Llapi ka vazhduar me ‘blindimin’ e disa prej futbollistëve kryesor të skuadrës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, KF Llapi ka bërë të ditur se është vazhduar bashkëpunimi me Benjamin Eminin.

“Bashkëpunimin edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini. Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do vijoj të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri.

Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejt 2407 minuta të luajtura” – ka njoftuar klubi llapjan. 

SHPËRNDAJE